Rozë

Futbollisti i njohur kapet duke tradhtuar gruan, ja si u zbuluan (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 24 January 2020

Napoli apo Roma, e sigurt në këto momente për Matteo Politanon është lidhja jashtë martesore me Ginevra Francesca Sozzin.

Sulmuesi i Interit nuk po kalon momente të thjeshta në jetën e tij private, pasi gruaja e tij Silvia Di Vincenzo ka zbuluar tradhtinë e Politanos.

Raportohet se ai aktualisht po kalon një flirt me Ginevran, për të cilën flitet se ka qenë në një lidhje edhe me Paulo Dybalan si dhe Radja Nainggolan.

-Advertisement-

Për të konfirmuar lidhjen mes tyre, kanë menduar si Politano ashtu edhe Sozzi, që në profilet e tyre në Instagram para pak ditësh kanë publikuar një foto të njëjtë, atë të një këlyshi qeni të racës Labrador të quajtur Baloo, të cilin e kanë blerë së fundmi.

Në këtë mënyrë është konfirmuar edhe tradhtia e Politanos ndaj bashkëshortes së tij Silvia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera