Sport

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës që mposhti koronavirusin tani po i vazhdon stërvitjet (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 04 April 2020

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U-21, Valdrin Mustafa pasi ditë më parë e mposhti koronavirusin, tani ka filluar stërvitjet individuale, shkruan Gazeta inFokus.

Mustafa para tri jave u infektua me virusin Covid-19, ndërsa ditë më parë rezultoi negativ, duke e mposhtur kështu koranvirusin që ka bllokuar gjithë botën.

Kosovari aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane, Hanover 96 dhe menjëherë pasi e ka mposhtur Covid-19 tani ka filluar stërvitjet.

-Advertisement-

Ai ka postuar një video ku shihet i vetëm duke kryer stërvitjet për ta mbajtur formën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera