Sport

Futbollistët e Maltës të entuziazmuar para ndeshjes me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 10 October 2018

Kombëtarja e Maltës ka arritur gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Malta është mysafire e Kosovës nesër në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, dhe natyrisht se Kosova është favorite absolute.

-Advertisement-

Pas ardhjes në Prishtinë, futbollistët maltezë janë akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira në vend.

Më pas, futbollistët e Maltës kanë shfrytëzuar motin e mirë sot duke ecur nëpër sheshin e Prishtinës.

Maltezët duken të entuziazmuar dhe mjaft të motivuar para ndeshjes së nesërme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera