Rozë

Fustani i çarë deri te pjesët intime “tradhton” aktoren e famshme (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 30 September 2021

Dy ditë më parë është mbajtur premiera e shumëpritur e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die”. Aty ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm, mes tyre edhe aktorja e “Knives Out”, Ana De Armas.

Kjo e fundit dukej mahnitës me një fustan të ri nga Louis Vuitton, me një dekolte të hapur dhe një të çarë deri në kofshë.

Por teksa po dilte nga makina që të parakalonte në tapetin e kuq, ajo pati një incident të vogël. Siç vihet re nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, aktoren e famshme e “tradhtoi” veshja, duke ekspozuar më shumë se ç’duhet.

-Advertisement-

Filmi ishte planifikuar fillimisht të dilte në prill 2020, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera