Sport

Fury i del në krahë McGregorit: Do ta rrëzojë që në raundin e parë Mayweatherit

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 26 August 2017

Ish kampioni i boksit në peshat e rënda Tyson Fury, i ka dalë në krahë Conor McGregor para meçit të shumëpritur.

Nëse të gjithë parashikojnë një fitore të lehtë të Floyd Mayweather ndaj Conor McGregor, kjo nuk vlen për Tyson Fury.

Ai edhe këtë herë është treguar  i veçantë dhe me stil në përzgjedhje .

-Advertisement-

“Unë mendoj se Conor McGregor do ta mposhtë Floyd në ring brenda një raundi, ashtu si dhe ka premtuar. Forca McGregor”, ka qenë komenti Furyt.

Tyson Fury, një boksier që nuk ka pësuar humbje kurrë, pas fitores me Wladimir Klitschkon nuk arriti të kthehet më në formën e tij, ndërsa u pezullua shkaku që doli pozitiv në testet e dopingu.

Dy herë revanshi mes tyre u anulua për shkak të problemeve të Fury, derisa ky i fundit u pezullua, pasi doli pozitiv, duke hequr dorë nga titujt.

Ai është pensionuar nga boksi muaj më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera