Sport

Ftesa e shumëpritur, Rei Manaj grumbullohet me ekipin e parë të Barçës

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 February 2020

Punët nuk mund të shkonin më mirë për sulmuesin e kombëtares kuqezi Rei Manaj. Futbollisti është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës për takimin e së nesërmes ndaj Getafe-s në “Camp Nou”, që do të luhet në orën 16:00.

Duket se me angahzimin e tij, shqiptari e ka bindur trajnerin Quique Setien, për të qenë pjesë e ekipit të më të mirëve.

Pak javë më parë ai firmosi me ekipin e dytë të Barçës, por për shkak edhe të mungesave në sulm, do të ketë mundësinë që të debutojë në një nga stadiumet më të famshme të botës, e të luajë me Leo Messi-n e me yjet e tjerë blaugrana ditën e nesërme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera