Freedom House: Kosova – shënon përparim në shkallën e demokracisë
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 20 April 2022
Në raportin e organizatës Freedom House për vendet në tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.
Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.
Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.
Sipas raportit, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë. Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile.
Në raport thuhet, se në Shqipëri qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj.
Sipas “Freedom House”, media në Shqipëri është pjesërisht e pavarur dhe ofron njëfarë niveli vëzhgimi të kujdesshëm të punës së atyre që kanë poste publike, por shumica e pronarëve të medias, thuhet në raport, i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike. Për sa i takon qeverisjes lokale, ajo shihet si demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e pakualifikuar për të ofruar shërbimet adekuate për qytetarët.
Në raport vërehet se gjyqësori vijon të jetë nën një proces të vazhdueshëm verifikimi të pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024, e për rrjedhojë funksionon vetëm pjesërisht. Prej fillimit të procesit të vetingut, janë rritur pritshmëritë, se sistemi i drejtësisë do të jetë më efektiv dhe më i pavarur, por në raport thuhet se ai ende nuk ka dhënë prova konkrete se po vepron lirisht.
Për sa i takon korrupsionit, në raport thuhet se ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. Por raporti vlerëson se agjencitë e reja të zbatimit të ligjit, të krijuara, që nga viti 2019 po tregojnë rezultate inkurajuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga vendet e rajonit gjendja është përkeqësuar në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, situata është e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar.
Që nga viti 1995, raporti i Freedom House për vendet në tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.
Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj./VOA
Të tjera
-
Rrāhje si në filma mes disa personave në Prishtinë, arrestohen dy prej tyre
Një rrahje në mes ta disa personave ka ndodhur të matën në Prishtinë. Nga ...
-
Zjā rr në Spitalin e Pejës, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit
Një zjarr ka rënë rreth orës 4 të mëngjesit, në një nga dhomat e Spitalit të ...
-
Macron në favor të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të sulmuar territorin rus
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot në favor të përdorimit të arm...
-
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Një vit më parë, paqeruajtësit e misionit të KFOR-it u sulmuan gjatë protesta...
-
Edhe të rinjtë italianë po largohen nga vendi, kërkojnë më shumë siguri dhe paga më të mira
Marlene di Nocco jeton e vetme në një apartament të mobiluar me stil të mirë ...
-
Rrezikon 4 vite burg për “konspiracion dhe fshehje”, jepen argumentet finale në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë...
-
Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës
Sot në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e...
-
Cameron bën thirrje për “hetim të shpejtë” pas sulmeve ajrore izraelite në Rafah
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë thirrje për n...
-
Maqedonci: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm, kemi rritur kapacitetet e ushtrisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci tha se edhe pse nuk mendohet s...
-
Haziri: Kurti është i papunë si kryeministër, fjala luftë është përmendur 47 herë për një javë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar krye...
-
SHBA goditet nga stuhi shkatërrimtare/ Tornado të fuqishme në disa shtete, 25 viktima
Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golf...
-
Belgjika i premton Ukrainës 30 avionë luftarakë F-16 për Kievin
Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo kanë nënsh...