Lajme

Frashër Krasniqi tregon pse Albin Kurti do që t’i kapë Sindikatat!

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 06 December 2021

Zyrtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka synim kontrollimin e sindikatave. Në emisionin Pressing në T7, Krasniqi tha se kapja e sindikatave është qëllim i kësaj qeverie.

“Ajo që po ndodh sot, me thirrjen e Kurtit, më mire me thënë me intervenimin e Kurtit ose ndërhyrjen e Kurtit në punët e sindikatave, të cilat do të duhej të ishin punë të vetë punëtorëve, le t’i zgjedhin e le t’i ndërrojnë por thirrja e Kurtit për intervenime të tilla, thjesht e shpërfaq një gjë që ne e kemi paralajmëruar shumë kohë më herët e që është mendësia totalitare e qeverisë Kurti e cila e ka të padurueshme, thjesht nga natyra e vetë, nga diskursi i vetë e ka të patolerueshme me pas organizime të cilat qoftë i rezistojnë, qoftë i mendojnë ndryshe”, tha Krasniqi.

“Ideja është te kapja e sindikatave. Kjo është për shkak se, sa herë Kurti të përmend krimin, kapjen, korrupsionin, na duhet me ditë që kjo është vetëm një mbulesë për qëllimin e tij të vërtetë e që është kontrolli. Albin Kurtit nuk i pengon krimi e korrupsioni. Kurti flet për kapjen në momentin që ato i bëhen opozitë”, sqaroi Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera