Lajme

Franca po ndalon përdorimin e vapes për të shpëtuar jetët e të rinjve

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 03 September 2023

Kryeministrja franceze, Elisabeth Bourne, u shpreh se vapes njëpërdorimshme së shpejti do të ndalohen në vend si pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit.

Elizabeth Bourne i tha radios RTL se qeveria së shpejti do të prezantojë planin e saj të ri kundër duhanit, përcjell klankosova.tv.

Shumica e kompanive që prodhojnë cigare elektronike dhe vape njëpërdorimshme ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë shijesh frutash dhe të ëmbla, të cilat i bëjnë ato tërheqëse për të rinjtë.

-Advertisement-

Ndalimi ekzistues për shitjen e cigareve të tilla për personat nën moshën 18-vjeç nuk respektohet. Promovimi ose reklamimi i produkteve të tilla është gjithashtu i ndaluar.

Kryeministrja e Francës tha se pirja e duhanit ishte përgjegjëse për 75,000 vdekje në vit në vend dhe se një ndalim i cigareve elektronike njëpërdorimshme do t’i parandalonte të rinjtë nga zakoni i keq.

”Është një refleks dhe një gjest me të cilin mësohen të rinjtë. Kështu futen në duhan”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera