Auto&Tech

Fotografitë dhe detajet e reja të Audi A7 Sportback 2018

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 27 February 2018

Audi publikoi fotografitë e reja të modelit të tij më të ri A7 në prag të shitjes së tij në Evropë.

Audi A7 ka pamje moderne në krahasim me paraardhësin, silueta e automobilit është e ngjashme sikur te gjenerata e parë dhe risia e madhe janë dritat LED në anën e pasme.

Dallime në krahasim me pararendësin kanë të bëjnë edhe me kabinë më të madhe udhëtarësh, e cila ka dizajn dukshëm më modern dhe me më pak komanda fizike.

-Advertisement-

Në ofertë për fillim do të jenë dy motorë. Audi A7 55 TFSI për motor përdor 3.0-litër V6 Turbo benzinë, i cili prodhon 340 kuajfuqi, transmeton KosovaPress. Motori është i lidhur me marshin automatik prej shtatë shpejtësive S tronic, i cili mundëson që automobili nga 0 deri 100 km/h të arrijë për 5,3 sekonda.

Përveç benzinës, në dispozicion është edhe Audi A7 50 TDI, me motor 3.0-litër V6 Turbo dizel me 286 kuajfuqi, marshin automatik prej 8 shpejtësive, ndërsa deri në 100 km automobili arrin për 5,7 sekonda.

Çmimi i Audit të ri A7 në Gjermani është 67.800 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera