Foshnja 4 muajshe u gjet pa shenja jete në Istog, dyshohet se është vrarë qëllimshëm, nuk iu bë autopsia fare!
Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 10 August 2022
Tre ditë më parë, në afërsi të Gurrakocit në Istog është gjetur një foshnje 4 muajshe pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në Serbobran të Istogut.
Policia është lajmëruar për rastin dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se foshnja është dërguar në spital pa shenja jete.
Skandaloz dhe befasues ka qenë fakti se Policia dhe Prokurori i rastit nuk kanë kërkuar fare autopsi për foshnjen e vdekur, ani pse ajo nuk ka patur asnjë problem shëndetësor, apo arsye që lidhet me vdekjen e saj.
Të nesërmen është vendosur varrimi i saj duke mbetur në mëshirën e fatit arsyeja e vdekjes së foshnjës 4 muajshe.
Por, ka shumë arsye që çojnë tek dyshimet se vdekja e foshnjës mund të mos ketë qenë e natyrshme.
Prindërit e foshnjës 4 muajshe janë të njohur si përdorues të drogave të forta. Diamanta Dukellaj dhe Besnik Kabashi kanë shumë raste të hapura në Polici për posedim, blerje e shitje të narkotikëve.
Çifti që ishin prindër të foshnjës po përballeshin kohëve të fundit me probleme të natyrave të ndryshme familjare.
Shaha Gashi, nëna e Diamantës pak ditë më parë braktisi shtëpinë e vajzës së saj për shkak të dhunës së shkaktuar nga vajza e saj, e që dyshohet se është shkaktuar nga përdorimi i substancave narkotike.
Burime të afërta me çiftin thonë se Diamanta e Besniku ishin ndarë ditët e fundit, gjë e cila mund të kishte qenë mollë sherri për fatin e foshnjës që u gjet pa shenja jete tre ditë më parë.
Në momentin kritik kur foshnja është gjetur pa shenja jete, në shtëpi ka qenë vetëm nëna (Diamanta), ndërsa pasi është njoftuar Policia, në shtëpinë tragjike ka ardhur edhe Besnik Kabashi, babai i foshnjës së vdekur.
Indeksonline ka pyetur Policinë për rastin në fjalë, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje se pse nuk është bërë autopsia. Të heshtur dhe pa fjalë ka mbetur edhe Prokuroria e Pejës që nuk ka kthyer asnjë përgjigje për rastin në fjalë.
Prindërit e foshnjës së vdekur, të dy me precedentë penal kanë njoftuar rastin mortor edhe në rrjetet sociale. Bërja e autopsisë në raste të tilla është e obliguar edhe me ligj, por që Policët dhe Prokurori i rastit duket se kanë besuar se foshnja e pafajshme ka patur vetëm 4 muaj “exhel”./Indeksonline/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...