Lajme

Forumi i Bledit – Gërvalla takon Fajon, kërkon njohjen reciproke të patentë shoferëve

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 03 September 2024

Në margjinat e Forumit të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me homologen e saj të Sllovenisë, Tanja Fajon.

siç njofton Ministria, në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork.

Gërvalla i ka kërkuar homologes së saj njohjen reciproke të patentave të shoferëve.

-Advertisement-

“Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka njoftuar Ministria.

Gërvalla e ka falënderuar Fajon për ftesën dhe “organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit”, duke theksuar se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera