Sport

Formacioni me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 07 January 2021

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’ së fundmi ka bërë rivlerësimin e të gjithë lojtarëve që luajnë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Nga ky rivlerësim del që Ballkani tashmë është klubi me i vlefshëm në Kosovë.

Suharekasit kapin vlerën e 4 milionë e 230 mijë eurove, duke lenë prapa Dritën me 4 milionë e 180 mijë euro.

-Advertisement-

Skuadra e Prishtinës renditet e treta sa i përket vlerës së lojtarëve në tregun e transferimeve, ndërsa Feronikeli zë pozitën e katërt.

Kryeqytetasit tashmë vlerësohen 3 milionë e 388 mijë euro, kurse ‘industrialistët’ 3 milionë e 380 mijë euro.

E lojtarët më vlerën më të madhe janë nga klubi i Ballkanit, Dritës, Prishtinës dhe Feronikelit.

Më poshtë keni formacionin me vlerën më të madhe në Kosovë

Portier: Florian Smakiqi – Ferionikeli (250 mijë euro)

Mbrojtësit: Armend Thaqi – Ballkani (350 mijë euro), Ardian Limani – Drita (275 mijë euro), Ardian Cuculi – Drita (325 mijë euro) dhe Gledi Mici – Prishtina (375 mijë euro).

Mesfushor: Edvin Kuç – Ballkani (325 mijë euro), Blend Baftiu – Ballkani (350 mijë euro) dhe Damir Kojasevic – Feroniekli (350 mijë euro).

Sulmuesit: Marko Simonvski – Feronikeli (400 mijë euro), Mirlind Daku – Ballkani (350 mijë euro) dhe Betim Haxhimusa – Drita (275 mijë euro)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera