Sport

Formacionet zyrtare: Atalanta – Liverpool, ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 03 November 2020

Atalanta dhe Liverpooli përballen sonte në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Gewiss Stadium” në Bergamo të Italisë.

Para pak minutave të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare të këtij ballafaqimi.

-Advertisement-

Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp ka bërë disa ndryshime në formacion.

Gjermani ka vendosur edhe kësaj here që, Xherdan Shaqiri, ta lë në bankë rezervë, derisa në pankinë e ka lë edhe sulmuesin brazilian, Roberto Firmino.

Në anën tjerët për Atalanta nga minuta e parë luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Më poshtë keni 11-shet startuese të kësaj përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera