Sport

Formacionet e mundshme të Real – Milan, si mbërrijnë gjigantët e Evropës në këtë përballje?

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 November 2024

Carlo Ancelotti dhe Paulo Fonseca janë para një prove reale në kompeticionin më të rëndësishëm për klubi. Në këtë raund të katërt të Championsit, dy trajnerët janë nën presionin e pikëve pasi ecuria e tyre e deritanshme nuk ka qenë ajo që pritej.

Reali nuk është grupin e kryesuesve, pasi ka humbur me Lille në raundin e dytë, ndërsa Milani pikët e para i mori pikërisht në ndeshjen paraardhës në Club Brugge.

Gjithçka do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nën arbitrimin e Slavko Vincic.

-Advertisement-

Si mbërrijnë gjigantët e Evropës në këtë përballje?

Ancelotti duhet të bëjë pa Courtois mes shtyllave, si dhe pa Alaban e Carvajal në mbrojtje. Por është rikuperuar Rodrygo, i cili pritet ta fillojë nga pankina për t’iu lënë hapësirë përpara Viniciusit dhe Mbappésë, të mbështetur nga Bellingham. Tchouameni do të luajë në mesin e fushës, me Valverde dhe Camavinga në krahë. Lunin do të zëvendësojë Courtois, duke pasur përpara një mbrojtje të përbërë nga Rudiger dhe Militao në qendër, ndërsa Vazquez dhe Mendy në krahë.

Priten disa ndryshime nga Fonseca në rreshtimin 4-2-3-1 e tij, krahasuar me ndeshjen e fituar së fundi jashtë fushe, në Monza. Në mbrojtje vetëm Theo Hernandez do të konfirmohet në të majtë, ndërsa pjesa tjetër e vijës së vendosur përpara Maignan do të përfshijë Emerson Royal si mbrojtës të djathtë dhe Gabbia-Tomori në qendër. Fofana dhe Reijnders do të mbajnë çelësat e mesfushës, duke mbështetur një kuartet sulmues m me Leaon e shumëpërfolur që nga fillimi. Me të do të luajnë mes linjave Chukwueze dhe Pulisic, me Morata si qendërsulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera