Sport

Forma e skuadrës së Dritës dhe Prishtinës në pesë ndeshjet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 25 April 2021

Derbi i xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet sot (e dielë) në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Dritës që kryeson Superligën me 64 pikë është nikoqire e Prishtinës që renditet e treta me 64 sosh.

Kjo përballje nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Art Sport dhe në Klan Kosova.

-Advertisement-

Në pesë takimet e fundit ekipi i drejtuar nga, Ardian Nuhiu, ka bilanc prej tri fitoreve dhe dy barazimeve, që të gjitha këto sfida të zhvilluara në kampionat.

Kurse skuadra e udhëhequr nga, Zekrija Ramadani, në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore, një barazim dhe një humbje, por duhet cekur se kryeqytetasit barazimin dhe disfatën e kanë në Kupën e Kosovës nga Llapi, kurse tri fitoret i kanë në kampionat.

Kujtojmë se Drita dhe Prishtina janë përballur tri herë me njëra tjetrën gjatë këtij sezoni në Superligë, ku në dy takime kanë luajtur baras, ndërsa një ndeshjen e kanë fituar kryeqytetasit.

Po ashtu duhet cekuar se ekipi i drejtuar nga Zekrija Ramadani e ka mposhtur Dritën në finalen e Superkupës së Kosovës me rezultat 3-1, e po ashtu kryeqytetasit i kanë eliminuar gjilanasit edhe nga Kupa me shifrat 1-0, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Para këtij dueli, Drita renditet e para me 64 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e treta me 60 sosh.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera