Fordi tërheq nga tregu rreth 1.5 milion vetura për shkak të problemit me ndërruesin e shpejtësive
Autori: Gazeta inFokus
19:02 | 13 February 2019
Njëri nga prodhuesit më të njohur të veturave, kompania “Ford Motor Co”, ka njoftuar se do t’i tërheqë nga tregu rreth 1.5 milionë vetura të tipit F-150 në Amerikën Veriore për shkak të një problemi në ndërruesin e shpejtësive, i cili mund ta rrisë rrezikun për aksidente.
Kompania amerikane ka njoftuar se veturat e prodhuara nga viti 2011 deri në vitin 2013 dhe të cilat kanë ndërrues automatik të shpejtësive mund të pësojnë kalim të papritur në shpejtësinë e parë pa paralajmërim dhe ky problem mund të bëjë që vozitësit ta humbin kontrollin ndaj veturës gjatë vozitjes në shpejtësi të madhe. Besohet se deri tash kanë ndodhur pesë aksidente për shkak të këtij problemi.
Vendimi për tërheqje do t’i përfshijë 1.26 milionë vetura në Shtetet e Bashkuara dhe 221 mijë vetura në Kanada. Kompania ka njoftuar se do t’i tërheq nga tregu edhe 28 mijë vetura të tipit “Lincoln Continental” në Amerikën Veriore për shkak të problemit me mbyllje të dyerve, i cili është shkaktuar nga kontaminimi i silikonit.
Në mesin e veturave të tërhequra nga tregu do të jenë edhe 4200 vetura të tipit “Ford Mustang” për shkak të problemit me ekranin e instrumenteve. Nuk janë raportuar aksidente lidhur me këto probleme, shkruan “Reuters”,

T� tjera
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se tashmë ka nisur edhe proce...
-
Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Nisë ceremonia e shumëpritur për diplomimin e kadetëve, pas sigurimit të uniformave
Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policis...
-
Përfundon në paraburgim personi që sul*moi gjyqtaren në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, pë...
-
Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosvepr...
-
MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve l...
-
Vr*au Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar nd...































