Auto&Tech

Ford-i sjell versionin elektrik të të famshmit Mustang, Mach-E

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 19 November 2019

Për herë të parë pas 55 vjetësh, prodhuesi “Ford” ka vendosur ta zgjerojë familjen e modelit “Mustang”, duke e sjellë versionin elektrik të veturës së famshme. Ajo do të quhet “Mustang Mach-E” dhe do të jetë 100 për qind elektrike.

Kjo veturë pritet të arrijë në sallone në fund të vitit 2020 dhe do të shitet në dy versione, me bateri standarde ose me bateri të fuqizuar për distanca më të gjata.

Blerësit e mundshëm gjithashtu do të mund të zgjedhin mes Mustangut elektrik që tërheq vetëm me rrota të pasme ose atij që tërheq me të gjitha rrotat.

-Advertisement-

Versioni i veturës që tërheq me rrota të pasme dhe që është i pajisur me bateri të avancuar është paraparë të ofrojë së paku 480 kilometra vozitje me një mbushje.

Në anën tjetër, modeli që tërheq me katër rrotat dhe që ka bateri të avancuar do t’i ketë 332 kuaj fuqi.

Kjo veturë do të prodhohet edhe në dy versione të veçanta sportive. Ford GT Performance Edition besohet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për më pak se 4 sekonda.

Personat që janë të interesuar ta rezervojnë blerjen e kësaj veture para se ajo të prodhohet mund ta bëjnë këtë duke i lënë në depozitë 500 dollarë paraprakisht.

Çmimi fillestar i kësaj veture do të jetë rreth 44 mijë dollarë, ndërsa modelet sportive mund të kushtojnë mbi 60 mijë dollarë, shkruan “Net Car Show”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera