Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 28 September 2026
Personeli, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të regjimentit britanik “The Rifles” kanë mbërritur në Kosovë, në kuadër të një dislokimi të planifikuar dhe rutinë, si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it.
Lajmi është bërë i ditur nga Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka sqaruar se trupat britanike do të qëndrojnë për rreth gjashtë javë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore.
Sipas KFOR-it, dislokimi është pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete stërvitore, si pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR ka theksuar se ardhja e këtij batalioni britanik nuk përfaqëson ndonjë ndryshim në mandatin e misionit në Kosovë.
“Dislokimi i këtij batalioni nga Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqëson ndryshim të mandatit të KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it, për të siguruar që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Sipas misionit të NATO-s, KFOR-i vazhdon të ketë si detyrë kontributin në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
KFOR-i vepron në bazë të mandatit të tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, të përcaktuar përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar në vitin 1999.
Misioni thekson se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX-in.
“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes”, thekson KFOR-i
ipas njoftimit, Policia e Kosovës dhe EULEX-i vazhdojnë të veprojnë në kuadër të roleve dhe përgjegjësive të tyre përkatëse si aktorë të reagimit në fushën e sigurisë.
Dislokimi i trupave britanike vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR dhe, sipas misionit të NATO-s, është pjesë e një vendosjeje të planifikuar, pa ndryshuar mandatin apo natyrën e misionit në Kosovë

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...


































