Sport

“Foden duhet të largohet dhe të luajë sa më shumë”

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 22 October 2019

Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Michael Brown ka këshilluar Phil Foden, të largohet në formë huazimi.

19-vjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje këtë sezon në Premier Ligë dhe në të dy ndeshjet nuk luajti në formacionin e parë.

Brown beson që anglezi duhet të luaj më shumë për t’u përmirësuar, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Duhet të luaj futboll. Duhet të luaj aq më shumë. Duhet të stërvitet me lojtarët më të mirë në botë. Është duke mësuar dhe duke u përmirësuar. Por, në fund duhet të luaj çdo javë”, deklaroi ai.

City këtë sezon është në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, gjashtë me pak se Liverpool, ndërsa sot do të luaj kundër Atalantas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera