Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 30 August 2026
Pika e Kalimit Kufitar të Morinës vazhdon të përballet me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh, ndërsa ditët e fundit të gushtit shënojnë udhëtimin e një pjese të madhe të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar në prag të përfundimit të sezonit veror dhe nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator në Kosovë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në territorin shqiptar 51.278 qytetarë të Kosovës, me 14 692 automjete dhe autobusë, shkruan A2.
Fluksi ka qenë i konsiderueshëm edhe gjatë ditëve të mëparshme. Vetëm në periudhën 24-28 gusht, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 152.694 qytetarë të Kosovës dhe 46.870 mjete. Në total, gjatë periudhës 24-30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në 203.972, ndërsa numri i automjeteve ka shkuar në 61 562. Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me ditët e fundit të pushimeve verore, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve po shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve zyrtare përpara nisjes së vitit të ri shkollor.
Fluksi i lartë në Morinë është pjesë e një tendence të evidentuar gjatë gjithë sezonit veror. Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare.
Në këtë shifër përfshihen edhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë shfrytëzuar periudhën e pushimeve për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.
Me afrimin e shtatorit, pritet që lëvizjet në Morinë të mbeten intensive, veçanërisht në drejtim të Kosovës, për shkak të kthimit të pushuesve dhe përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

T� tjera
-
Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, de...
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...





























