Fokus

Flotacioni i Kishnicës pa rrymë dhe jashtë funksionit prej më shumë se një jave, shkak borxhet ndaj KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 04 December 2024

Borxhet e akumuluara të ndërmarrjes Trepça ndaj KEDS-it, e kanë lënë pa energji elektrike flotacionin e Kishnicës.

Prandaj, që nga e marta e javës së kaluar, ky flotacion ka mbetur pa rrymë, duke e ndalur në tërësi punën.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me udhëheqësin e kësaj njësie, Fisnik Frangu, i cili e ka konfirmuar ndaljen e rrymës.

-Advertisement-

Frangu ka thënë se ky është një problem i kahmotshëm i flotacionit të Kishnicës.

“Është një borxh i akumuluar, nuk është vetëm tash si borxh. Ky është një problem i akumuluar, e kemi si problem prej disa vitesh”, ka thënë Frangu.

Ai ka thënë shtuar se është në kontakt me drejtuesit e ndërmarrjes Trepça, në mënyrë që t’i gjindet zgjidhje këtij problemi.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me kryeshefin e ndërmarrjes, Faton Ahmeti, mirëpo deri në publikimin e shkrimit ai nuk është përgjigjur. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera