Rozë

Flori zbulon një sekret për adhuruesit!

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 19 September 2017

Yjet e shoubizit shqiptar këtë verë patën mundësi që të kalojnë momente të paharruara në ahengje të ndryshme.

Kjo pasi shumë nga çiftet e njohura për publikun, i dhanë fund beqarisë së tyre duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Megjithatë pas martesës së Getit me Marinën, Besit me Xhensilën në radhë vjen pjesëtari i NRG Band, Besniku i cili bëhet e ditur se këto muaj do kurorëzojë të dashurën e tij.

-Advertisement-

Por, një sekret të vogël ka zbuluar dhe këngëtari i njohur shqiptar Flori Mumajesi, duke iu referuar këngëve të dashurisë që çiftet e famshme i bënë dedikim për ditën e tyre më të rëndësishme.

Ashtu dhe siç ndodhi me moderatorin Turjan Hysja i cili i dedikoi këngë gruas së tij Orinda Hutës, së fundmi Bes Kallaku e pasoi këtë trend e që duket se ky bashkëpunim i ka pëlqyer më së shumti dhe kantautorit të njohur shqiptar.

Bes Kallaku Ft Klajdi Haruni Skifterja zemres #skifterjazemres…Do ta kercej kete kenge dhe ne dasmen time. Seriozisht”-ka shkruar Flori Mumajesi në Instagramin e tij, duke lënë të kuptohet se edhe ky këngëtar së shpejti do i jep fund beqarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera