Fokus

“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 03 June 2024

Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëhet hapja e ‘Paradës së Krenarisë’  java e komunitetit LGBTIQ+.

E në lidhje me këtë, deputeti i partisë në pushtet Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ka asnjë koment.

Madje ai ka reaguar me nervozë kur është pyetur se cili është mendimi i tij si deputet i Kuvendit të Kosovës në lidhje me këtë çështje.

-Advertisement-

“Asnjë koment nuk e kam, merri ata për komente, ata të cilët po e organizojnë e po e mbështesin. I kom deklarimet unë publike në lidhje me këtë çështje… Qëndrimet e mia i kam jep, për veprime të tyre të japin ata zotërinjtë… Si deputet i Kuvendit të Kosovës kam dhënë deklarimet për këtë çështje ndërsa për organizime pyetni organizatorët”, ka thënë shkurt, Rrahmani për Gazetën INFOKUS.

Ndryshe Rrahmani është njëri nga deputetët më të zëshëm që e kundërshton çdo mbështetje nga ana e pushtetit në lidhje me këtë komunitet e së fundmi po kundërshton fuqishëm edhe kodin civil ku parashihet edhe neni për martesën në mes të gjinive të njëjta.

Ka tashmë disa vite që parada e krenarisë niset në objektin e qeverisë së Kosovës, madje protestës të këtij komuniteti në javën e tyre që shënohet në muajin qershor i ishte bashkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë, marrin pjesë Haxhiu e Konjufca

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera