Lajme

Flet serbi i veriut që dëshiron ti bashkohet Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 November 2019

Duket e pa besueshme por, serbi nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviq, ka vendosur ti bashkohet Vetëvendosjes, partisë së kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti.

“Jam i bindur se jam i nevojshëm në Vetëvendosje”, thotë Bozhoviq, për gazetën inFokus, një ditë pas aplikimit për tu bërë edhe zyrtarisht anëtar i kësaj partie politike.

Arsyeja që e shtyu të marr këtë hap thotë se është historia e njëjtë që ka me Kurtin në raport me regjimin serb.

-Advertisement-

“Edhe unë kam një histori të njëjtë si zoti Kurti. Kam kaluar nëpër ferrin e regjimit serb dhe jam etiketuar si tradhtar vetëm se kam respektuar shqiptarët dhe kam kundërshtuar Serbinë”, thotë Bozhoviq.

Tani thotë se mund ti ndihmoi Vetëvendosjes të realizoi misionin për pastrimin e veriut të Kosovës nga kriminelët dhe të shtrijë kontrollin dhe funksionimin normal të institucioneve të shtetit në këtë pjesë.

“Kurti nuk dëshiron të bisedoj me serbët e listës serbe që dirigjohen nga Beogradi. Unë nuk jam si ta dhe mund ta ndihmoi Vetëvendosjen në këtë drejtim për të komunikuar me serbët lokal”, thotë Bozhoviq.

Këtë mision tregon se nuk mundi ta arrijë sa ishte anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Si serbi i vetëm në këtë parti politike, thotë se asnjëherë nuk u vlerësua nga partia dhe kryetari i saj.

“Për  dy vjet anëtarësim në PDK nuk mora asnjë vlerësim. Nuk u kujdesën për serbin e vetëm brenda partisë, së paku të kem një takim me kryetarin”, tregon ai.

Një takim të ngjashëm Bozhoviq po e pret tani me kandidatin për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Por, fillimisht thotë se duhet të vendos kryesia për ta pranuar si anëtar ose jo.

E sido që të ndodhë ai është i vendosur ta ndryshoi partinë.

“Pavarësisht a jam anëtar a jo, unë e mbështes zotëri Kurtin. Çdo qytetar i Kosovës është i domosdoshëm në parti”, thotë Bozhoviq./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera