Rozë

Flet Marina Fara: Kjo është e vërteta për fotot me të moshuarin në jaht

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 28 August 2017

Duke qenë një nga vajzat më të komentuara në Shqipëri, ashtu si edhe shumë VIP-a të tjerë, edhe Marina Fara ka rënë pre e faqeve demaskuese në Instagram.

Pak ditë më parë u publikua një foto e saj me një person, identiteti i të cilit nuk bëhej i ditur, por u aludua se Marina kishte lidhje me këtë person më të moshuar. E kontaktuar nga Tabloid.al, Marina sqaroi gjithçka.
“Personi në fjalë është daja e mikut tim dhe kemi bërë një foto në rastësi në mesin e një shoqërie. Ajo foto është keqpërdorur.

Nëse do kishim diçka më tepër nuk do e kisha publikuar në asnjë lloj rrjeti social.”, tha Marina për Tabloid.al

-Advertisement-

“Faqet në Instagram shpifin pa pasur asnjë informacion dhe pa e ditur se çfarë marrëdhënie kanë njerëzit midis tyre, shpifin dhe trillojnë”, shtoi ajo.

Dhe me deklaratën e Marinës nuk ka më vend për aludime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera