Flet kameramani shqiptar nga Turqia: Gjithçka e boshatisur, nuk sheh askund dritë në dritare
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 12 February 2023
“Gjithçka e boshatisur, nuk sheh askund dritë në dritare”, kështu e përshkruan kameramani nga Prishtina gjendjen në disa qytete në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm të së hënës. Sylejman Kllokoqi tregon se pa ndalur po vazhdojnë kërkimet për të gjetur njerëz nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, janë edhe familjarët, të cilët po qëndrojnë pranë ndërtesave. Ata po luten dhe janë me shpresë se të afërmit e tyre do të nxirren nga gërmadhat të gjallë.
Sylejman Kllokoqi nga Associated Press tregon se menjëherë pas tërmetit që mori jetën e mijëra njerëzve, ai me veturë u nis për në Turqi. E gjithë vëmendja është kthyer te ky vend, ku për situatën atje, po raportohet nga e gjithë bota.
“Është interesant këto qytete që jam duke i shikuar se pothuajse janë ndërtim i ri, për shkak se ndërtesat janë përgjithësi diku 14 apo deri në 18 kat. E tash sa janë punuar, inxhinieria sa ka punuar aty apo gabimet se për shkak se tri ndërtesa, njëra në mes është rrëzuar totalisht, kurse dy tjerat anash që janë as muri nuk ka pëlcitur, asgjë nuk ka ndodhur. A është ajo prej valës apo tërmeti që ka përfshirë apo pse kjo ndodhur, sigurisht se këta më vonë duhet ta shqyrtojnë.”, tregon ai.
Ndihmat për këtë popull janë të panumërta, siç tregon Kllokoqi, i vetmi problem mbetet gjetja dhe nxjerrja e trupave.
“Është interesant që rrugës për këtu, kam takuar aq shumë ndihma, njerëz me vetura duke ardhur, kamionë dhe vërtetë janë duke punuar diku 24 orë në ditë. Sidoqoftë tash edhe koha, sidomos edhe sot ka marrë ftohtë dhe mbrëmjet po janë edhe më të ftohta e pak është vështirë. Sa i përket ushqimit edhe rrymës e gjitha këtyre janë prezente dhe ka boll. Është interesant se naftën për shembull nuk ke drejtë më shumë se 25 litra që të marrësh, 25 e ke të kufizuar. Rryma shumë pak u ndal dje dhe vetëm dy herë nga 15 minuta”, rrëfen ai.
Derisa flet për situatën në qytetet më të prekura nga tërmeti, kameramani Sylejman Klokoqi thekson se gjithçka është boshatisur.
“Pamja e parë kur hyn me një qytet që ka 200 mijë banorë apo më shumë, pamja e parë kur i sheh ndërtesat të boshatisura komplet dhe nuk sheh askund dritë në dritare, edhe ata të cilët i kanë shpëtuar tërmetit dhe nuk u ka ndodhur diçka, ata e kanë lënë për shkak të frikës. Do të thotë janë larguar nga vendi. Ka disa tenda, në hotele për shembull nuk mund të gjesh vend për të fjetur në hotel. Mbrëmë unë dhe kolegu im kemi fjetur në veturë, për shkak se nuk ka hotele. Hotelet në përgjithësi janë me refugjatë brenda dhe aq shumë ka edhe gazetarë, aq shumë ka edhe njësia speciale që kanë ardhur nga Evropa. E gjithë bota është prezent momentalisht për t’iu ndihmuar”, tregon Kllokoqi.
Kllokoqi takon në numër të madh edhe familjarë, të cilët presin që nga ndërtesat e rrënuara të nxirren familjarët e tyre të gjallë.
“Çfarë është më e keqja janë familjarët, të cilët për shembull vijnë e rrijë këtu afër ndërtesave ku janë rrëzuar ato dhe janë rrënuar dhe presin se mos rasisht dikush prej familjes po del gjallë. Presin 24 orë këtu jashtë këtyre gërmadhave e ndezin edhe zjarre sepse nata është shumë e ftohtë. Por, nuk largohen prej këtu me shpresë që rasisht po u del. Këtu afër isha duke xhiruar dhe më tha që e ka të humbur vëllain, e ka gruan me vëllain dhe dy fëmijë. Ai ishte ardhur nga Londra edhe po rrinte duke pritur edhe pas ditës së pestë”, përfundon ai.
Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi e Siri kanë humbur jetën më shumë se 28 mijë persona.
Të tjera
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...