Fokus

Flet daja i gruas së Mefail Bajqinovcit pasi mori më së shumti pikë për drejtor të QKUK-së

Autori: Hateme Smajli 16:17 | 16 June 2023

Para disa minutave Gazeta Infokus, raportoi se daja i gruas së deputetit të partisë në pushtet, Elvir Azizi njëri ndër kandidatët në konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është vlerësuar me 74.2 pikë, duke u renditur kështu i pari në listë.

LEXO EDHE: Kapet edhe QKUK-ja: Daja i gruas së Mefail Bajqinovcit merr më së shumti pikë për pozitën e drejtorit

 I afërmi i gruas se Mefail Bajqinovcit, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se e ka parë që është vlerësuar me më së shumti pikë dhe se ndihet falënderues.

Derisa ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë më shumë këtë konkurs duke qenë se ende ka edhe procedura të tjera, si ajo e ankesave nga palët e tjera garuese.

-Advertisement-

“Faleminderit për urimin, e kam parë rezultatin e pikëve ndihem falënderues. Nuk dua të komentoj më shumë duke qenë se ka edhe procedura të tjera, si ajo e ankesave prej palëve pjesëmarrëse”, ka thënë Azizi.

Derisa i pyetur nëse ka qenë më i miri në këtë konkurs, ai ka thënë se është në një mbledhje dhe se do të flasë më vonë.

Kujtojmë që Gazeta Infokus në ditën kur u publikua lista me emrat që garonin për këtë pozitë, kishte raportuar ekskluzivisht se Azizi kishte lidhje familjare me gruan e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefalil Bajqinovici, e cila një ditë para publikimit të kësaj liste ishte emëruar shefe e një reparti në QKUK./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Ekskluzive: Zbulohet komunikimi që MPB-ja pati me ShSKUK-në për të larguar Basri Sejdiun nga lista, ani pse mori dritën e gjelbër nga Ambasada Britanike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera