Lajme

Flet avokati i serbit të arrestuar për rastin e “Ibër- Lepencit”: Kur ka ndodhur shpëṛthimi, ai s’ka qenë afër

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 03 December 2024

Njëri nga personat e arrestuar për sulmin në “Iber-Lepenc”  ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I arrestuari Jovan Viçentijeviq, dyshohet për pjesëmarrje në sulmin që ka ndodhur ditë më parë në “Iber-Lepenc”.

Avokati i të dyshuarit Nebojsha Vlajiç, ka thënë se klienti i tij, nuk ka qenë afër në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërsa ka pohuar se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij,  s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.

-Advertisement-

“Nuk i është caktuar ende masa e paraburgimit. Kur ka ndodhur shpërthimi ai s’ka qenë afër. Ne  kemi kërkuar lirimin e  tij”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera