Sport

Flet agjenti i Vedat Muriqit, tregon destinacionin e preferuar të sulmuesit

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 31 March 2020

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Fenerbahces.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar 15 gola deri më tani me fanellën e klubit turk.

Kjo ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

-Advertisement-

Ndërkohë, agjenti i Muriqit, Haluk Canatar ka thënë se destinacioni i preferuar i klientit të tij është Italia.

“Është e vërtetë që shumë klube e pëlqejnë. Nuk flas dot shumë në këto momente, prandaj më mirë të mos merremi me detajet. Është një futbollist që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve. Prioriteti i tij është të luajë në Itali, për shkak dhe të faktorit kulturor. Ai është kosovar, pra me origjinë shqiptare. Kemi parë gjatë këtyre ditëve të vështira lidhjen e fortë midis Shqipërisë dhe Italisë. Zgjedhja e tij e parë do të ishte Italia”, u shpreh Canatar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera