Lajme

Flasin nga PDK dhe AAK: Ja kush do ta bëjë Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 12 June 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë që koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, dhe që kandidati i këtij koalicioni Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër.

“Koalicioni PAN është i pari e fitues i këtyre zgjedhjeve, për zhvillimet më tutje fillimisht duhet të presim rezultatet përfundimtare nga institucioni KQZ-së” tha Lekaj për GazetaBlic.

Sipas Lekaj  është akoma herët të flitet për Qeverinë e ardhshme, por sipas tij kjo qeveri do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

“Ka edhe një numër të madh të votova që ende nuk janë numëruar dhe pastaj të flitet për qeverinë e ardhshme, gjithsesi qeverinë e ardhshme do ta udhëheq Ramush Haradinaj”, përfundoi Pal Lekaj.

Ndërsa GazetaBlic, ka kontaktuar edhe më zyrtar të PDK-së.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti nuk dha shumë informacione rreth asaj se si do të krijohet Qeveria.

“Nuk kam informata akoma, se si do të veprojmë sa i përket krijimit të Qeverisë së Kosovës”.

Deri më tash sipas rezultateve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës, koalcioni PAN është i pari, më pas e dyta radhitet Vetëvendosja, dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera