Lajme

Flasin nga Nisma: Ja kush duhet të bëjë thirrje për formim të qeverisë!

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 13 June 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha nga radhët e Nismës, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit, që deputetet  e PAN-it t`i bashkohen kësaj partie dhe ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Berisha për Gazeta Blic, tregoi se a duhet Vetëvendosja të bëjë ftesa të tilla.

“Vetëvendosja është subjekti i dytë politik në këto zgjedhje sipas rezultateve, dhe rrjedhimisht e logjikisht sipas sovranit, votes së qytetari është subjekti i parë ai që bën thirrje ta formojë qeverinë, dhe nëse nuk mundet i pari, i vjen rendi Vetëvendosjes”.

-Advertisement-

Berisha nga përvoja e tij si deputet i dy legjislaturave tregoi se si duhet të kemi një qeveri të qendrueshme,  dhe si duhet të ndahen postet.

“Është mirë që Albin Kurti të jetë zëvendës kryeministër dhe ministër i puneve  të jashtme,dhe t`i ketë Ministrinë e Drejtësise, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ndonjë Ministri tjetër, e cila përputhet me qëndrimet e tyre të proklamuara deri taash” .

Gjatë ditës së sotme Vetëvendosja ka mbajtur një konferencë për media, ku iu ka bërë ftesë deputetëve të PAN-it, që t`i bashkohen kësaj partie dhe së bashku ta formojnë Qeverinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera