Sport

Flamurtari – Vëllaznimi, lajmi i fundit nga FFK-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 20 October 2017

FFK-ja e ka regjistruar si të ndërprerë ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka regjistruar si të ndërprerë ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi.

Sipas asaj që raporton KTV, tifozët e Flamurtarit kanë sulmuar lojtarët e Vëllaznimit pasi ekipi gjakovar barazoi rezultatin në fund të takimit me një gol të realizuar nga portieri.

-Advertisement-

Flamurtari ishte në epërsi me golin e Boshnjakut, por fundi i takimit ishte dramatik kur disa tifozë hyn në fushë dhe sulmuan lojtarët e Vëllaznimit, pasi portieri mysafir realizoi golin e barazimit.

Ndeshja është ndërprerë menjëherë dhe këtë e ka vërtetuar edhe FFK-ja. Në tabelë, Flamurtari dhe Vëllaznimi kanë nga 10 ndeshje. Pra, takimi i sotëm nuk është regjistruar si i përfunduar nga gjyqtari. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera