Flakët djegin pushimet e turistëve në Lesbos
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 23 July 2022
Turistët e banorët vendas u evakuuan nga një resort mjaft popullor në ishullin grek Lesbos, pasi një zjarr shkatërroi shtëpitë dhe zonën e plazhit të njohur si Vatera.
Zjarri nisi të shtunën në mëngjes dhe nuk është vënë ende nën kontroll, pavarësisht se zjarrfikësit po përdorin edhe helikopter për të shuar flakët, ndërsa priten përforcime nga rajone të tjera të Greqisë.
Sipas mediave greke, autoritetet lokale urdhëruan largimin e turistëve nga resorti që ishte i mbushur plot. Televizioni ERT raportoi se të paktën dy shtëpi janë shkatërruar totalisht.
Zjarre të shumtë kanë rënë në pjesë të ndryshme të Greqisë në ditët e fundit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta. Një vatër edhe më e madhe zjarri vijon të përpijë prej tri ditësh sipërfaqe të tëra toke në një kodër në ishull, pranë Parkut Kombëtar Dadia, ku tymi ka penguar edhe avionët për të vepruar në zonë. Të mërkurën, zjarri që përfshiu sipërfaqe të mëdha në malet pranë Athinës shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi qindra persona të evakuohen.
Vitin e kaluar, për shkak të zjarreve në vend, u shkatërruan 121 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë, gjatë asaj që u vlerësua si vala më e keqe e të nxehtit në 30 vitet e fundit.
Të tjera
-
Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim
Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evrop...
-
Qeveria konfirmon se Kurti të enjten është në Mal të Zi për Samitin me liderët rajonalë dhe të BE-së
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjes...
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...
-
Kalon periudha transitore, serbët në Graçanicë ende përdorin dinarin
Ndonëse ka përfunduar periudha transi...
-
Policia e Prishtinës arreston 131 persona të kërkuar nga gjykata – konfiskon katër thikἀ dhe gjashtë ἀrmë zjarri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Zyrtare e lartë amerikane viziton Kosovën, në agjendë takimi me Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen do të udh...
-
Dy eurot false, BQK thotë se janë tërhequr 2.5 milionë monedha të tilla nga qarkullimi
Banka Qendore e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me masat dhe aktivitetet...
-
Minatorët mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutoh...