Sport

Flaka Loxha, e shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 27 January 2023

Kosova vazhdon të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare në sportin e xhudos, ku kësaj radhe shkëlqeu Flaka Loxha, Shkruan Gazeta Infokus.

Së fundmi ajo është zgjedhur e shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë dhe 182 pikë olimpike Paris 2024.

“Flaka Loxha, e 7-ta në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë dhe 182 pikë olimpike Paris 2024 Xhudistja jonë shënoi dy fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë në kategorinë -57 kg.”, kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ndryshe, shumë xhudistë kanë qenë faktor që emri i shtetit tonë të marrë jehon në të gjithë botën e ku nesër dhe pasnesër do të garojnë: Laura Fazliu, Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena./Gazeta Infokus/

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Të tjera