Sport

Fitore të rëndësishme për Lirinë dhe Drenicën, Trepça zyrtarisht bie nga liga

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 14 May 2017

Skuadra e madhe kosovare, Trepça edhe zyrtarisht është larguar nga Superliga e Kosovës.

Liria arriti të shënoi fitore me rezultat 3-1 dhe kësisoj mitrovicasit edhe matematikisht kanë rënë nga elita e futbollit kosovar.

Njëri nga talentet më të mirë që ka Kosova, Meriton Korenica shënoi një gol të jashtëzakonshëm për ta kaluar Lirinë në epërsi 1-0.

-Advertisement-

Trepça barazoi rezultatin përkohësisht në 1-1 nëpërmjet Hajdarit në fillim të pjesës së dytë.

Festa e futbollistëve të Lirisë pas fitores ndaj Trepçës

Por Fillim Guraziu në minutën e 74-të dhe Liridon Fetahaj në minutën e 84-të shënuan gola për fitoren e Lirisë 3-1.

Kjo fitore Lirinë e mbanë në një pozitë të mirë për t’i ikur barazhit pasi zë pozitën e tetë me 33 pikë.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Drenica e cila matematikisht i ka ikur barazhit.

Drenicasit triumfuan me rezultat 3-1 ndaj Besës së Pejës për ta siguruar edhe për një vit qëndrimin në elitë.

Kreshnik Lushtaku shënoi për vendasit në minutën e 33-të për epërsinë 1-1.

Pejanët barazuan rezultatin në minutën e 47-të, por Taulant Dajaku realizoi për 2-1 pasi kaluan një orë lojë.

Për 3-1, u përkujdes sulmuesi i rrezikshëm Granit Arifaj në minutën e 73-të.

Drenica pas kësaj fitore zë pozitën e shtatë me 40 pikë të tubuara, ndërsa Besa ndodhet një pozitë më lart me 44 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera