Finlanda rinis eksportet ushtarake me Turqinë
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 25 January 2023
Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të materialeve ushtarake për Turqinë, që nga viti 2019.
Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja, për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO.
Riikka Pitkanen, këshilltare e posaçme në këtë ministri, tha për Afp-në se licenca e eksporteve është e përqendruar në çelik, që mund të përdoret për blinda.
Finlanda kishte pezulluar licencat e reja për eksportet ushtarake për Turqinë në tetor të vitit 2019, për shkak të operacioneve ushtarake të Ankarasë në Siri.
“Që nga tetori i vitit 2019, asnjë licencë për eksporte komerciale nuk i është lëshuar Turqisë”, tha Pitkanen.
Rinisja e lëshimit të licencave për eksportet ushtarake ishte një prej kushteve të vendosura nga Ankaraja për t’i dhënë dritën e gjelbër Finlandës dhe Suedisë që të anëtarësohen në NATO.
Shtatorin e kaluar, autoritetet suedeze hoqën ndalesën për eksportet ushtarake për Turqinë.
Njoftimi vjen pasi Ankaraja të martën shtyu bisedimet për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dënoi Stokholmin pas disa protestave, përfshirë edhe një ku u dogj Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve./REL
Të tjera
-
KQZ njofton se rreth 940 qendra votimi do të jenë në dispozicion për zgjedhjet e 9 shkurtit
Në ditën e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës do të jenë të hapura rre...
-
Selmanaj: Kosova 500 ditë nën sanksione, ky është Kurti dhe qeverisja LVV-GUXO
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 500 ditë që kur...
-
Rrahje e rëndë mes dy personave në Prishtinë
Dy persona janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së sotme në Prishtinë. ...
-
Shembull i mirë: Kamarieri i Gjilanit gjen portofolin me para dhe ia kthen qytetarit
Ergin Salihu, një kamarier nga Gjilani, ka treguar një veprim të jashtëzakons...
-
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
Produktet e konsumit kanë shënuar ngritje në tetor 0.4 për qind krahasuar me ...
-
Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për vdejkjen e pjesëtares Shqipe Zenelaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen pjesëtare...
-
Haradinaj: Shqiptarët në Amerikë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Federat...
-
MASHTI i përgjigjet SBASHK-ut: S’mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara e në kundërshtim me Ligjin
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i ka quajtur jos...
-
Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore
Në mungesë kuorumi dhe mos pjesëmarrjes së deputetëve nga pozita, ka dështuar...
-
Arben Vitia i uron shërim të shpejtë Mimoza Kusari-Lilës, bën thirrje të shtohen kontrollat për mamografi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së G...
-
“Brezovica 1”, zyrtari i Ministrisë së Ambientit dënohet me 5 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë
Mustafë Hyseni, pasi e ka pranuar fajësinë, u dënua të premten me 6 muaj burg...
-
Muja i sigurt: Çdo sondazh e qet VV-në mes 49,3 dhe 49,8 për qind
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes, ka komentuar sondazhet e përfolura së f...