Lajme

Fillon reflektimi në LDK, preferojnë qëndrimin në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 12 June 2017

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës po kërkojnë të mbesin në opozitë pas rezultatit të djeshem të zgjedhjeve ku nuk arritën të ruajnë pozitën si forca e dytë politike në vend.

“LDK në opozitë do të ishte zgjedhja më e mirë”, kështu ka thënë nënkryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj.

Sipas tij, LDK e meriton opozitën, ndërsa populli ata qe ka kërkuar.

-Advertisement-

“Në këto rrethana të krijuara, LDK në opozitë do të ishte zgjedhja më e mirë, do të na bante mirë sepse kaq ishte besimi për Ne. Kosova le t’i ketë në Qeveri ata që e kanë marrë numrin me të madh të votave. Opozitën e meritojmë Ne, ndërsa Populli e meriton atë që e ka kërku”, ka shkruar Nënkryetari i degës së LDK-së se Prizrenit, Haziz Hodaj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera