Lajme

‘Fillimi i fundit’: Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake ruse tregon pse po lufton për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 15 April 2023

Vladislav Ammosov thotë se ka kaluar më shumë se 15 vjet duke ndërtuar një karrierë në ushtrinë ruse dhe në shërbimin e inteligjencës të vendit, të njohur si GRU. Ai, aktualisht, është në Kiev i përgatitur për të luftuar kundër vendit të tij.

Ai i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – i cili ka shqyrtuar dokumentacionin në lidhje me historinë e shërbimit ushtarak rus të Ammosovit – se “vendi ndaj të cilit u betova për besnikëri… nuk ekziston më”.

Gjatë një udhëtimi për në qendër të Kievit, Ammosov ndaloi t’i shikonte pajisjet ushtarake ruse.“Këta persona as nuk e dinë pse po vdesin, ndihem i lehtësuar se ata nuk patën mundësi të arrijnë këtu kurrë. Më vjen mirë që ne po i bëjmë ballë në një qytet të lirë, por në të njëjtën kohë më vjen keq për këta burra. Nëse Rusia do të kishte qenë vend normal, ata do të kishin pasur mundësi të jetonin jetën e tyre”.

-Advertisement-

Ammosov ishte një nga të paktët rusë të përgatitur për të luftuar në anën e Kievit në shkurt të vitit 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

“Telefonova Ambasadën e Ukrainës dhe u përpoqa të kontaktoja legjionin e Rusisë së Lirë”, tha ai, duke iu referuar një strukture ushtarake brenda forcave të armatosura të Ukrainës, në të cilën dezertorët rusë dhe vullnetarët rusë e bjellorusë shërbejnë për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

“Por, ishte e kotë. Unë gati hoqa dorë”.Por, në nëntor 2022 në Poloni u formua një organizatë emigrantësh rusë, Këshilli Qytetar, e cila rekrutonte vullnetarë për të luftuar për Ukrainën. Në veçanti, grupi rekruton qytetarë rusë që nuk janë rusë etnikë, duke përfshirë tatarët, bashkirët, çeçenët dhe të tjerë. Ammosov është një jakut etnik nga Republika Sakha e Siberisë, e quajtur Jakutia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera