Fokus

“Kurrë më parë nuk kam përfitu ndihmë” – Serbi i Zubin Potokut i kënaqur me udhëheqjen e kryetarit shqiptar, Izmir Zeqiri

Autori: Sylejman Sylejmani 15:22 | 08 July 2024

Serbi Zvonko Dobriç po pret si mysafir në shtëpinë e tij kryetarin shqiptar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri ka ardhur në Zupç, që t’ia jap një lajm të mirë Dobriçit.

Serbi është përfitues i një sere për arën e tij, një donacion nga komuna e Zubin Potokut.

-Advertisement-

“Së pari e falënderoj komshiun tim që tash është kryetar, Izmir Zeqirin, sepse ky është nga Çabra e unë nga Zupçi. Ndër vite kam bërë shumë kërkesa, me dhjetëra kërkesa mirëpo asnjëherë nuk kam përfituar, kjo është hera e parë që po e përfitoj një ndihmë prej komunës së Zubin Potokut dhe kjo po ndodhë falë administrimit të tanishëm. Unë kam respekt të madh për kryetarin, unë ka kohë që nuk kam qenë i punësuar”, tregon Dobriç.

 

 

“Sot kemi filluar me shpërndarjen e serave, rreth 50 do të shpërndahen. Sot ka filluar shpërndarja dhe pritet më pastaj edhe me pjesën e kultivatorëve për një pjesë të fermerëve, të cilët janë kryesisht të shumicës serbe, kemi edhe të komunitetit shqiptar që do të përfshihen, mirëpo natyrisht shumica e përfituesve janë komuniteti serb, sepse janë banor shumicë”, thekson Zeqiri.

Për shumë vite, Dobriç tregon se ka qenë i papunë. Prej disa muajsh, ai thotë se është angazhuar në një projekt të komunës.

“Unë mendoj që me këtë qasje që e ka dhe që po e shofim, mendoj se mundet me i fitu zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta përkrahur… Po e ndiejmë një situatë më të mirë. Nuk kemi qenë të punësuar, tani unë po punoj dhe të tjerët gjithashtu dhe po preket ky ndryshim, që komuna është e interesuar që të na ndihmoj dhe të na fuqizoj. Unë e falënderoj kryetarin për këtë ndihmë”, deklaron ai.

Sikur Dobriç, nga donacionet e komunave veriore të Kosovës, kanë nisur të përfitojnë edhe qindra serbë të tjerë.

“Shumë prej të tyre po përfitojnë për herë të parë dhe shumë prej tyre janë shumë të kënaqur që e kanë mundësinë e takimit kurdo që këta të dëshirojnë. Këta edhe e shprehin atë që ne nuk kemi pas mundësi që të pranohemi tek ndonjë drejtor, se le më tek kryetari. Ka prej tyre që janë shprehur dhe shprehen kësi soji”, tregon kryetari Zeqiri.

“Mos të them se ka ndërru për të mirë 100%, por unë kujtoj se ka ndryshuar 200%. Tani jemi në fshatin Zupq i banuar 100% me popullatë serbe dhe jemi në drejtim të komunës së Zubin Potokut duke shkuar. Siç po e shihni unë vet voziti, herë pas here, sepse i kam edhe vozitësat, lëvizi shlirë, pa përcjellje, përderisa fillimi ka qenë shumë i vështirë dhe sfidues… Ja ku e kemi përmendoren e Enver Zymberit këtu… Këta kanë mendu se ne jemi me një qasje të një anshme, arrogante, jo bashkëpunuese, nuk e kanë mendu se këta janë të lirë me ardhë me u taku me kryetarin e komunës për t’i qajtur të gjitha dertet dhe çfarë ata kanë nevojë”, shton tutje ai.

Për muaj të tërë, Izmir Zeqiri rolin e kryetarin e kreu nga një objekt alternativ.

Tash aktivitet po i vazhdon i qetë në zyrën e tij.

“Flamurin e kam vendosë herën e parë kur kam ardhë, por normalisht edhe protokolli e kërkon me e pas edhe fotografinë e Presidentes. Unë uroj që këto do të mbesin gjithmonë. Do ta jap shembullin që duhet respektuar protokollin, simbolet, flamuri, fotografia e Presidentes, nëpër secilën zyre duhe të jenë ato, mirëpo sidomos në zyren e kryetarit… Po flas për ish-udhëheqjen, një renovim e kishin pas fillu, mirëpo e kanë lënë në një formë si në gjysmë. Dhe bartja e dokumentacionit poshtë lartë si pasoj e atij renovimi, ka mbetur një pshtjellim i madh i dokumenteve, kështu që ne po përpiqemi për me e rujtë dokumentacionin e duhur”, tregon Zeqiri.

Në komunën e Zubin Potokut janë duke u kryer normalisht pothuajse të gjitha shërbimet.

Një pjesë të kabinetit, kryetari Zeqiri e ka të përbërë me pjesëtarë nga komuniteti serb. /Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera