FFK paralajmëron vizitën e Infantinos në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 27 September 2018
Në një atmosferë tejet të përzemërt dhe miqësore është zhvilluar sot takimi ndërmjet presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shoqërohej nga Zvonimir Bobanin dhe Bjorn Vlassalo dhe krerëve të FFK-së, të prirë nga presidenti z. Agim Ademi me anëtarin e KE z. Flamur Bunjaku e sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu.
Presidenti Ademi duke e falënderuar presidentin Infantino për mikpritje ka thënë se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë marrë këto dy institucione.
Në vazhdim presidenti Ademi e njohu presidentin e FIFA-s z. Infantino, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së ligave. Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave.
Zhvillimin e futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme sikur edhe me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts. Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare. Po ashtu presidenti Ademi e njohu mikpritësin për angazhimin maksimal të tij në realizmin e projekteve në infrastrukturë, ngritjen profesionale të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve.
Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë dhe kjo vizitë dhe ky takim me juve sot bëhet më madhështorë pasi gjyqtarët e Kosovës sot u pranuan në Konventën e Gjyqtarëve dhe kjo është një nxitje e madhe.
Presidenti Infantino duke falënderuar krerët e FFK-së është shprehur i kënaqur me arritjet në futbollin e Kosovës dhe premtoi mbështetje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të futbollit.
“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, theksoi z. Infantino.
Në fund, presidenti Ademi e ftoi presidentin Infantino që ta vizitojë FFK-në dhe Kosovën, ftesë të cilën z. Infantino e pranoi me kënaqësi duke premtuar se në një kohë të përshtatshme kohore do ta vizitojë Kosovën.

Të tjera
-
Mungesa e konsensusit, analistët e shohin si zgjidhje edhe zgjedhjet e reja
Vetëm 57 vota pati sot Lëvizja Vetëvendosje në tentimin e pestë për të konsti...
-
Shoqata e Qumështit e ashpër ndaj VV-së: Mbi 20 mijë fermerë në rrezik nga thirrjet tuaja për bojkot
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësir...
-
Ligji për KPK-në: VV krekoset për ‘sukses politik’ anipse u desh ta ndërronte siç tha Kushtetuesja
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë dritën e gjelbër Ligjit ...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë – Ky është i dyshuari dhe viktima e plagosjes
Një tjetër ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet. Burime të ...
-
Dyshohet për një të plagosur në Emshir
Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i ...
-
Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, por Kurti është kategori tjetër
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 foli për një koalcion...
-
Kica-Xhelili: LDK nuk ndërron qëndrim, seancat çdo 48 orë janë humbje kohe
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emi...
-
Kaos në Sarajevë – Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë e Bosnjës ta arrestojë Dodikun
Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindor...
-
Trump para një vendimi bombastik: 5000 dollarë për secilën nënë që lind fëmijë
Shtëpia e Bardhë ka marrë një sërë propozimesh që synojnë të inkurajojnë njer...
-
Vëllezërit kampionë Bakaj takojnë Sali Berishën
Dy kampionët shqiptarë të boksit, vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, patë...
-
Në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit të vrarë, Koci ka një kërkesë publike
Arianit Koci në cilësinë e avokatit të familjës së policit të ndjerë, rreshte...