Sport

FFK merr vendimin, të gjitha ndeshjet e fundjavës shtyhen për mesjavë

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 06 November 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendimin për shtyrjen e gjitha ndeshjeve që priteshin të luheshin këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë, shkruan Gazeta infokus.

Pas masave të reja anti Covid-19, të hyra në fuqi sonte, FFK e ka parë të udhës të shtyhen këto takime, edhe pse nuk është vendosur që aktivitetet sportive të ambiente të jashtme të mos mbyllen, përveç atyre në ambiente të mbyllura.

Kështu, ndeshjet e xhiros së 12-të do të zhvillohen në mesjavë dhe klubet do të njoftohen me kohë për orarin e ri./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera