Sport

FFK i bashkohet minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 24 June 2022

Federata e Futbollit të Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj federate, Agim Ademi, i cili tha se mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm.

“Kisha kënaqësinë që të takoja Uran Hamitin dhe nga ai të pranoja numrin e pjesëmarrjes në këtë minimaratonë. Po ashtu, Uranit dhe drejtuesve të organizatës “ReplayPeace” ia shpreha mbështetjen time dhe të FFK-së për të
gjitha aktivitetet e kësaj organizate”, ka shkruar Ademi në Facebook.

-Advertisement-

Gjithashtu, i pari FFK-së ka ftuar i të gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe me blerjen e numrit për pjesëmarrje në minimaratonë prej 3 euro të japin kontributin e tyre për fëmijët me autizëm./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera