Sport

FFK – DFB, bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 27 March 2018

Në prag të ndeshjes së sotme Kosovë U21 – Gjermani U21, që zhvillohet në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, drejtuesit e FFK-së sipas traditës kanë shtruar drekë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe delegatin e UEFA-s, e ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldts, shkruan infokusi.

Mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë mysafirëve u ka dëshiruar nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, derisa të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Xhelal Broja e Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.

Ambasadori gjerman, Christian Heldts ka uruar të dyja palët për një mbrëmje të këndshme futbolli në Mitrovicë, derisa ka uruar që të fitojë skuadra që e meriton. Gjatë drekës janë shkëmbyer përvoja të ndryshme nga futbolli, sidomos për peripecitë që ka hasur futbolli kosovar për dalje nga getoja.

-Advertisement-

Nënkryetari i DFB-së, Ronny Zimmermann, ka premtuar se kjo federatë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me FFK-në në forma të ndryshme. Ndërkaq, drejtuesit e FFK-së janë shprehur të priveligjuar që e kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të DFB-së. Në fund të drekës palët shkëmbyen edhe dhurata, derisa uruan njëra – tjetrën për sukses. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera