Lajme

Fermerët po përballen më vështirësi si pasojë e ngritjes se çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 29 April 2022

Mbjelljet pranverore në këto ditë janë në vrullin më të madh në Kosovë. Fermerët kosovarë po shfrytëzojnë çdo periudhë të volitshme kohore për t`i bërë parapërgatitjet e nevojshme. Por ata po përballen më vështirësi si pasojë e ngritjes se çmimeve të produkteve bujqësore.

Mehdi Bresilla, inxhinier i bujqësisë, ka një sipërfaqe të tokës rreth 30 hektarë në Llugagji të Lipjanit. Ai kryesisht kultivon pemë, perimet, por edhe drithërat. Bresilla tregon se tani janë duke punuar kryesisht me dredhëzat në fushë të hapur.

“Për punët operative që jemi tu i bo, momentalisht tash jemi tu punuar kryesisht te dredhëzat, dredhëzat që i kemi në serra veç kemi dalë në shitje prej datës 9, jemi duke i vjelë, çdo ditë shesim, dredhëz, ndërsa këto në sipërfaqe të jashtme, dalin kah i 20-25 maj”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Valon Vehapi, i cili kultivon misër dhe grurë, tha se tashmë e ka përfunduar mbjelljen e misrit dhe tash është në fazën e spërkatjes së grurit. Vehapi deklaroi se problemin e kanë me çmimet.

Imer Rusinovci, profesor universitar i bujqësisë tha se fermerët të shfrytëzojnë çdo periudhë të volitshme kohore dhe për t’i bërë parapërgatitjet e nevojshme.

“Është mirë të shfrytëzohet çdo periudhë e volitshme kohore, çfarë është sot, çfarë ishte dje. Fermerët të bëjnë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme të cilat sigurisht që i kanë bërë dhe mbjelljet t’i përvijojnë të paktën deri në fund të këtij muaji ose edhe eventualisht me regjionet me lartësi të mëdha mbidetare edhe në dekade e parë të majit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera