Lajme

Ferizaj nuk gjen qetësi: Dje britmat e Kurtit e sot zhurma e agregatëve

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 20 January 2025

Më shumë se britmat e kryeministrit, Albin Kurti dje në tubimin elektoral në Ferizaj sot për orë të tëra në pjesën më të madhe të qytetit janë dëgjuar vetëm zhurma të gjeneratorëve.

Qytetarët nga Ferizaj dhe rrethina janë duke u ballafaquar me orë të tëra me mungesë të energjisë elektrike. Sipas tyre deri në 6 orë pa rrymë kanë qenë disa pjesë të qytetit.

Kurse edhe aktualisht nga videot që qytetarët kanë dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, qendra e qytetit vazhdon të jetë pa energji elektrike.

-Advertisement-

Derisa nga KEDS gjatë ditës nuk kishin njoftuar se do të ketë reduktime përveç në fshatin Magure nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Mirëpo për pjesë të tjera të qytetit e rrethinës të cilët kanë mbetur me orë të tëra pa rrymë nuk është bërë as edhe një njoftim zyrtar.

Qytetarët e Ferizajt ende kanë mbetur pa ndonjë zgjidhje, derisa ka edhe zona ku rryma është ndalur qysh nga mbrëmë./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera