Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i reagon Hykollit
Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 24 December 2022
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK-së, pas takimit që ky i fundit bëri me kryeministrin Albin Kurti.
FSShK thotë se Hykolli nuk ka mbajtur takim të kryesisë së BSPK-së që nga 10 gushti i këtij viti, teksa i njëjti ka shprehur opinionet personale në takimin me Kurtin dhe jo ato të sindikatave anëtare të BSPK-së.
“Atdhe Hykolli asnjëherë të vetme nuk koordinon qëndrimet me Federatat, por vepron kokë në vete, duke anashkaluar opinionet e Federatave për të gjitha çështjet që lidhen me BSPK-në, veçanërisht opinionet rreth dy ligjeve, të cilët tanimë kanë kaluar në Parlament, atë të Zyrtarëve Publikë dhe Ligjin e Pagave. Kjo është arsyeja që Atdhe Hykolli s’ia ka idenë se çfarë qëndrimesh kemi ne dhe cilat janë opinionet tona për dy ligjet” thuhet në reagim.
Ky është reagimi i plotë i FSShK-së (pa ndërhyrje):
Pas raportimit në media se janë takuar Kryeministri Albin Kurti me kryetarin e BSPK_së Atdhe Hykolli Për të qenë të sinqeritetit ndaj atyre që përfaqsojmë ,jemi të detyruar ta njoftojm opinionin e gjerë e në veçanti anëtarsinë tonë se Z.Atdhe Hykolli,i cili thirret në emër të BSPK_së ,që nga dt 10.08.2022 nuk ka mbajtur takim të kryesisë së BSPK_së prandaj kjo tregon se ai ka shprehur opinione në emrin e tij personal dhe asesi nuk paraqet opinionet Federatave anëtare të BSPK_së .Andaj Federatat e poshtëshënuara distancohen nga çdo qëndrim i Z. Atdhe Hykollit sa here që thirret në emër te BSPK_së . Z.Atdhe Hykolli asnjëherë të vetme nuk kordinon qëndrimet me Federatat por vepron kokë në vehte duke anashkaluar opinionet e Federatave për të gjitha çështjet që lidhen me BSPK_në ,veqanarisht opinionet rreth dy ligjeve ,të cilët tani më kan kaluar në Parlament,atë të zyrtarëve publikë dhe Ligjin e pagave,kjo është arsyeja që Atdhe Hykolli s ja ka idenë se çfar qëndrimesh kemi ne dhe cilat janë opinionet tona për dy ligjet .Ne nuk dijm në çka është bazuar kur flet për dialog social të suksesshëm kur e din edhe ai personalisht se ne jemi në procedurë gjyqsore për arsye të ç ‘antarsimit të njëanshëm nga ana e Qeverise , të gjithë anëtarve sindikal ,si dhe për ndërhyrje në organizimin sindikal duke bërë shkelje poashtu të ligjit mbi organizimin sindikal ,i gjithë ky kaos ka kaluar në heshtje nga ana e Atdhe Hykollit por edhe duke na dhënë premtime të kota të pabazuara se anëtarsia do të kthehet brenda muajit.. ne i kemi shprehur paknaqsitë tona për të dyja ligjet edhe nëpër media edhe duke ju drejtuar institucioneve relevante .
> ⁃ Prandaj është e ndershme nga ana e zotris Atdhe Hykolli të del publikisht të na kërkoje falje dhe të jep sqarime se në emër të kujt i ka dhënë ato opinione!
⁃ Federata e Sindikatave Shëndetsisë së Kosovës
⁃ Sindikata e Policisë së Kosovës
⁃ Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës
⁃ Sindikata e shërbimit korrektues të Kosovës
⁃ Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës
Të tjera
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...
-
Mesazhet që implikojnë direkt Albin Kurtin në aferat e KEK
Disa biseda mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvan...
-
Haradinaj nga Drenasi: Koha me ia kthy të mirat Drenicës
Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradina...
-
Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
U jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj, në fsh...