Sport

FC Ballkani prezanton fanellat e reja

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 03 July 2022

FC Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Express.

Si gjithmonë, fanellat e reja vendase dominohen nga ngjyra portokalli, me disa nuanca të zeza

Kujtojmë se Ballkani në edicionin e fundit u shpall kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

-Advertisement-

Skuadra nga Suhareka këtë vit për herë të parë do të marrë pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Të udhëhequrit e Ilir Dajës do të përballen me skuadrën nga Lituania, Zalgiris, në raundin e parë kualifikues.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 5 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy