FAZ ia kujton Vuçiqit kohën si ish-ministër i Millosheviqit: U rishpik si evropian, tash po e rindez konfliktin me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 28 December 2022
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informacionit i tiranit Millosheviq. Më pas ai u rishpik si demokrat dhe evropian. Tani po rindez konfliktin me Kosovën.
Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkruar një artikull për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë shkrim përshkruhet e kaluara e Vuçiqit, por edhe e tashmja.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e mat vëllimin e mesazheve të tij në mënyrë të saktë – figurativisht dhe fjalë për fjalë. Ndonjëherë ai flet aq butë saqë dëgjuesit e tij duhet të angazhohen shumë për ta kuptuar atë. Duke i detyruar të rrinë ulur të qetë për të mos bërë zhurmë shqetësuese, ai demonstron fuqinë e tij. Megjithatë, Vuçiqi i zotëron edhe tingujt e lartë”, shkruan FAZ, transmeton Klankosova.tv.
Gazeta gjermane tani tregon të kaluarën e tij në kohën e luftës në Kosovë, kur ai ishte Ministër i Informacionit nën kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
“Në vitin 1998, në moshën vetëm 28-vjeçare, ai u bë Ministër i Informacionit nën tiranin Sllobodan Millosheviq dhe sulmoi pamëshirshëm Perëndimin, shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë armiqtë e tjerë të pretenduar të Serbisë. Dhe kështu ka vepruar në këto javë, gjatë të cilave ka kontribuar me fjalë dhe me vepra për të nxehur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të dhjetorit, Vuçiqi e cilësoi kryeministrin kosovar Albin Kurti si ‘llum terrorist’. Fjalë të tilla nuk rrëshqasin rastësisht prej tij”, vijon ky shkrim i FAZ, të cilin mund ta lexoni në KËTË link.
Foto: EPA
Të tjera
-
26 vjet nga Beteja e Llapushnikut
26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...