Fokus

Fatos Aliu jep detaje ekskluzive se si ia anuluan konkursin për drejtor të bordit të KEK-ut, vetëm për të zgjedhur kryeshef Nagip Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 21 October 2024

Në bazë të rrëfimit të kryeshefit të parë ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, njëherish edhe njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliut, tendenca për kapjen e kësaj ndëmarrje publike nisi qysh herët nga tash partia në pushtet.

Aliu në Podcast-in e Gazetën Infokus ka dhënë detaje ekskluzive se ishte anuluar konkursi ku ai kishte aplikuar për drejtor të bordit të KEK-ut në vitin 2020.

E gjithë kjo pasi erdhi në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë që jo ligjërisht të zgjidhej një bord i përkohshëm e që më pas ky bord do të zgjidhte kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut.

-Advertisement-

Ai këto detaje i dha kur u pyet për mënyrën se si ka funksionuar KEK-u me partinë në pushtet, bisedat e publikuara të kryeshefit me koordinatoren për komitete, Dejona Mehalin.

“Ajo (Dejona Mihali) s’ka funskion shtetëror ajo ka funksion partiak, përmes partisë ajo ushtron ndikimin e saj në qeverisje.

Infokus: A e sheh si normale këtë?

Fatos Aliu: Është relative ajo. Atë rezultatet duhet me tregu a është normale a s’është. Efekti rezultatet. Atëherë ku është rezultati, për me thon unë që është normale ti tregoma rezultatin”, ka thënë Aliu.

Ndërsa kur pyetet se si i ka parë ai këto ndërhyrje në KEK nga Dejona Mihali ai rrëfen se si ky qëllim i arritur i LVV-së ka ekzistuar qysh nga fillimi i pushtetit, dhe ka treguar se si iu anulua konkursi ku ai pritej të zgjidhej në krye të bordit.

Infokus: Si i ke pa ti këto ndërhyrje, po e zëmë tek KEK-u që ju e njihni mirë, a ish dasht me u kontrollu në qasi përmasa një drejtor i një ndërmarrjeje publike që presupozohet ose ligji ia garanton me qenë shumë i pavarur por i mbikqyrur nga bordi?

Fatos Aliu: Po, nuk është normale edhe nuk është legjitime këtu këta e kanë shkel legjitimitetin, ligjin, rregullat i kanë shkel. Këta pak e dinë njerzt që pikërisht kjo qeverisje e ka shkel atë. Ta tregoj unë me rastin tem konkret. Unë kam konkurru drejtor i Bordit të KEK-ut në vitin 2020 kur nuk ka qenë qeverisja e Albin Kurtit, ka qenë Avdullah Hoti dhe kam kandidu për drejtor të bordit, jo drejtor ekzekutiv se si penisoner kom dal në pension s’kam të drejtë ma sikur kam qenë kryetar në udhëheqje të KEK-ut, më s’kam të drejtë në atë post me konkurru, ekzekutiv jo por mbikqyrës po. Edhe kam konkurru dhe në listën që është bërë qe ku jam në listë i pari. E tash kom konkurru me të drejtë d.m.th. Dhe ja edhe dokumenti i konkurrimit me datën 17.7.2020.

Fatos Aliu: Çfarë ka ndodhë? Kur ka ardhë puna me hy në konkurs unë jam kan i pari në listë kam qenë jashtë kam ardhe ekskluziv prej Zvicres për me hy në komision. Dhjetë minuta para se me hy as dhjetë minuta më kanë thirrë prej aty që është anulu konkursi. Kur është anulu konkursi? Kur ka fitu Vetëvendosja! A po Kupton? Në qat kohë ka fitu VV-ja. Ata e kanë ditë që un ëpo konkuroj aty listën e kanë pa, pse e anulun konkursin? Edhe mandej e kanë përsërit konkursin kur e kanë pa që unë jam aty kandidat, unë ju kam pengu shoq atyne me ardhë në bord të KEK-ut. Sepse këta e kanë zgjedh bordin e përkohshëm jo bordin me ligj që është, bordin në bazë të rregullave. Nuk guxon me zgjedh ata. Ma së pari duhet me u zgjedh bordi sipas ligjit e më pas me u zgjedh drejtori ekzekutiv. Këta e bordin e përkohshëm e kanë përzgjedh drejtorin ekzekutiv që është shkelje totale. Edhe që të qon në krejt këtë lojën që është bërë më vonë. Që sektori i energjisë edhe ka degradu edhe s’ka hec pëprara edhe janë hy aty janë infiltru lloj lloj manipulime. Faktikisht ato që kanë ndodhë në kohën e mahershme, në kohën kur kanë desht me mu me bo ata unë i kam ndal s’kanë mujt me mua. Duhet me i pa krejt me hi në detaje të tregoj unë. Çka ka ndodhë kur jam kon unë, prandaj u qun kundër meje peshë edhe erdh Joe Trashler i cili u zu mandej me hajni.

Ndiqni më poshtë rrëfimin e tij të plotë: 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera